RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Avokatët e Kosovës me ultimatum ndaj Këshillit Gjyqësor

Kërcënojnë me bojkot Rekomandimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për ndalim të gjithë avokatëve të hyjnë në objekte gjyqësore pa ftesa, ka bërë që Oda e Avokatëve të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme

nga Kaltrina Berila5 janar 20195 janar 2019

Kërcënojnë me bojkot

Rekomandimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për ndalim të gjithë avokatëve të hyjnë në objekte gjyqësore pa ftesa, ka bërë që Oda e Avokatëve të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që kjo urdhëresë të tërhiqet menjëherë, sepse përndryshe do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm.

Pas kësaj mbledhje, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Shaip Havolli tha se ky vendim është i pa pranueshëm dhe shkelje e parimit të qasjes në drejtësi.

Havolli, kërkoi se nëse deri më datën nëntë janar nëse nuk tërhiqet ky vendim, avokatët nuk do të hyjnë në asnjë institucion gjyqësor përfshi rastet penale, civile dhe administrative.

“Avokatia është kategori kushtetuese e rregulluar me ligj me të cilën avokatëve ju garantohet qasje në gjitha institucionet, respektivisht në drejtësi. Urdhëresa e Gjykatës themelore në Prizren e datës 08.08.2018 të cilën e ka aprovuar KGJK me rekomandim që e njëjta të zbatohet dhe në gjykatat tjera është shkelje e parimit të qasjes në drejtësi dhe si e tillë është e papranueshme. Kërkohet që urdhëresa dhe rekomandimi të tërhiqen menjëherë dhe më së voni deri më datën 08.01.2019. Nëse nuk bëhet tërheqja e tyre, OAK, respektivisht avokatët do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm më datë 09.01.2019, që nënkupton se avokatët nuk do të hyjnë në asnjë institucion, e kjo në të gjitha rastet, penale, civile dhe administrative”, tha ai.

Havolli, ndër të tjera tha se rasti i ndodhur në qytetin e Prizrenit ka qenë i izoluar, ku ka pasur shkelje të avokatit, mirëpo pavarësisht kësaj, vendimi nuk është dashur të merret për të gjitha gjykatat e Kosovës.

“Ka qenë një çështje, shkelje e avokatit që ka pasur të bëjë me disa çështje me qasjen në objektin e gjykatës. Mirëpo rasti i tillë ë që ka ndodhur nuk ka mundur të gjeneralizohet dhe kryetari i gjykatës të shtrij këtë kërkesë që e aprovoj Këshilli Gjyqësor i Kosovës të ketë zbatim në tërë territorin e Kosovës. Ky ka qenë një rast individual i cili në asnjë mënyrë nuk ka mundur të trajtohet tash në formatin që ne jemi bashkuar sot këtu”, u shpreh Havolli.

Tutje, ai bëri të ditur se në lidhje me këtë vendim janë njoftuar të gjithë institucionet relevante, përfshi Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial, zyrën e Kryeprokurorit dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

53 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

55 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

55 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

1 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë