RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj V.K dhe F.D.,

nga B.K14 janar 202014 janar 2020

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj V.K dhe F.D., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se “e pandehura, V.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03. 2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, është nisur për në Shkup-Maqedonia e Veriut, së bashku me bashkëshortin e saj M.B. dhe me të pandehurit e tjerë, ndër ta edhe F.D., për të arritur në drejtim të Stambollit- Turqi, e më pas për të vazhduar për në  Siri, ku i janë bashkangjitur grupit terrorist. E pandehura këto veprime i ka kryer në vazhdimësi, deri në kohën kur është dorëzuar te Forcat Kurde, në fillim të vitit 2019, e ku ka qëndruar për rreth dy muaj, kurse më 20.04.2019 është deportuar në Kosovë. Me këto veprime e pandehura V.K. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Ndërkaq,  i pandehuri F.D., me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03.2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, fillimisht nga Kosova ka shkuar në Shkup, së bashku me gruan e tij, të pandehurën  G.A. dhe me të pandehurit e tjerë,  ndër ta M.B dhe V.K,   kanë  udhëtuar në drejtim  të Stambollit-Turqi, e ku më pas ka hyrë në territorin e Sirisë dhe i bashkëngjitet grupit terrorist ISIS.

Me këto veprime i pandehuri F.D. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”./21Media

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
LAJMI TJETËR →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

1 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

40 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

5 orë më parë