
Aksident në Komoran, tre të lënduar
Tre person janë lënduar këtë të diel si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktë në fshatin Komoran. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për raj
Tre person janë lënduar këtë të diel si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktë në fshatin Komoran.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





