
Aksident i rëndë në Drenas, një i vdekur dhe tre të lënduar
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Çikatovë të Vjetër të Drenasit. Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Pris
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:30,kemi pranuar informatën se në fshatin Çikatovë e vjetër -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet, ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





