
Abazoviq përuron shkollën e vetme shqipe në Rozhajë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori pjesë në përurimin e shkollës së rikonstruktuar në Rozhajë e cila është e vetmja ku mësohet në gjuhen shqipe. Abazoviq tha se është hera e parë që një
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori pjesë në përurimin e shkollës së rikonstruktuar në Rozhajë e cila është e vetmja ku mësohet në gjuhen shqipe.
Abazoviq tha se është hera e parë që një kryeministër i Malit të Zi vjen në këtë shkollë ku vijojnë mësimet 23 nxënës. Punimet ai tha se kapën vlerën e 250 mijë eurove.
“Së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, u shpreh Abazoviq.
Në lidhje me këtë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjete sociale ndau foto nga vizita që kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq zhvilloi për përurimin e shkollës në Rozhajë.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






