2 mijë e 996 raste aktive me Covid-19
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 996 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona kurse, janë regjistruar 189 ra
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 996 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona kurse, janë regjistruar 189 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të 2 mijë e 628 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës. Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse me dozën përforcuese dhe dozën e tretë deri më sot janë vaksinuar 96.873 persona./21Media

LAJMI TJETËR →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Më të fundit
Të gjitha →
Futboll
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
4 orë më parë

Showbiz
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
4 orë më parë

Kosova
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
4 orë më parë

Kosova
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
5 orë më parë




